ShowBiz

Loredana del nga spitali, këto janë dhuratat e para për foshnjën

Loredana Zefi është lëshuar nga spitali bashkë me bebin, Hana.
Këngëtarët Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër para dy ditësh dhe duke qenë se është hera e parë ky emocion për ta është akoma më i fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Sot (e enjte) ajo është lëshuar nga spitali dhe Mozzik nëpërmjet një postimi në Instastory i ka publikuar edhe dhuratat e para që ia kanë sjell Hanës.

Mozzik nëpërmjet këtyre postimeve edhe i ka falënderuar, ndërsa edhe Loredana e ka publikuar një foto pas arritjes në shtëpi, imazh në të cilin shihet foshnja./Lajmi.net/