ShowBiz

Loredana i kthehet studios

Loredana po punon për këngët e reja.

Loredana Zefi edhe pse nuk është aktive me koncerte, ajo nuk e ka ndalur punën për këngët e reja, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, rep-artistja njoftoi fansat se është kthyer në studio për këngët e reja.

Edhe kësaj radhe, bashkëpunëtorët e saj janë Miksu dhe Macloud, por nuk preferoi të japë detaje se çfarë po përgatit.

Sa i përket koncerteve, Loredana para pak javësh ka zbuluar datat e turneut për vitin 2021, ku njofton edhe për ngritjen e çmimit të biletave, për shkak të humbjeve që ia shkaktoi pandemia.

the authorGazetaKNN