ShowBiz

Lori Hoxhallari flet për lidhjen me Cozman

Modelja Lori Hoxhallari u komentua si vajza e përzgjedhur nga Cozman për klipin e tij të ri “Si dje”, pas ndarjes nga Tuna Sejdiu. 21 vjeçarja superseksi, e cila u bë e njohur në “Big Brother 7” vjen si aktore në klip për herë të dytë pas bashkëpunimit me Vigan Shehun. Përveç formave të lakuara ajo ngacmon fantazinë mashkullore me tre tatutë e mëdha që sapo ka pikturuar në trup, ndaj në këtë rrëfim për “Stor y” rrëfen jetën e një vajze që bie menjëherë në sy. Si po vazhdon miqësia me Cozman pasi u përfolën në media për flirt mes tyre, dhe propozimet që merr nga meshkuj të rëndësishëm e me emër në Tiranë i rrëfen për revistën.

Sa e shijove rolin e vajzës që i merr mendjen reperit Cosman në klipin e tij të ri, një dedikim për Tunën sipas medias?

E vërtetë është që është përfolur së tepërmi bashkëpunimi im me Cozman. Nga komentet e shumta prezenca ime ka ndikuar pozitivisht në klipin e tij, dhe për këtë fakt ndihem e kënaqur.

Vazhdon të ruash miqësi me reperin pas këtij bashkëpunimi? Normalisht vazhdoj shoqërinë me të.

Të pamë aktore në klip, por çfarë pune bën aktualisht dhe cilat janë ambiciet e tua në të ardhmen? Momentalisht nuk jam e angazhuar askund, por kam dëshirë të punoj trajnere në ndonjë palestër të mirëfilltë.

Je shprehur se nuk të pëlqen televizioni, ke pasur ndonjë eksperiencë të pakëndshme më parë? Nuk është se nuk më pëlqen televizioni, thjesht e kam neglizhuar. Bota e spektaklit është interesante, por nëse do më jepet ndonjë mundësi e mirë do ta shfrytëzoj.

Po paratë sa të rëndësishme janë për ty? Ekziston një shprehje që i besoj: “Paraja s’është gjithçka, por gjithçka bëhet me para”.

Sa u takon djemve, cilën kategori tërheq me shumë pranë vetes? Raportet me djemtë i kam shumë të mira. Arrij gjithmonë të përshtatem me njerëzit.

Mashkulli ideal për shijet e tua?

Meshkujt këtu në Shqipëri janë shumë larg mashkullit ideal për mua.

Të ka propozuar ndonjë person i rëndësishëm në këtë vend, dhe si i je përgjigjur?Propozime kam pasur shumë dhe nga persona me emër dhe të rëndësishëm. Thjesht s’e kam gjetur veten për të pasur diçka me dikë. S’dua të angazhohem me askënd për momentin.

Je zhgënjyer ndonjëherë në dashuri që ke marrë këtë vendim? Jo, s’jam zhgënjyer.

Zakonisht ikin djemtë nga ty, apo je ti që vendos të mbyllësh një marrëdhënie? Thjesht ka ardhur fundi nga ana ime. Jam tip që më prishet qejfi lehtë. Jam pak vajzë me naze.

Komentohesh shpesh për linjat bombastike. Çfarë është origjinale dhe çfarë jo në fizikun tënd? Kam bërë hundën dhe zmadhim gjoksi. Por falë gjenetikës së mirë, palestrës dhe ushqimit të shëndetshem kam arritur format e dëshiruara, edhe pse ende nuk jam e kënaqur me veten. Ushtrimet i bëj të alternuara dhe ushtrohem në sajë të një programi specifik.

E konsideron veten seksi apo të bukur? Veten s’e quaj as seksi e as të bukur. E lë të gjykohet nga të tjerët më mirë. Komplimentet që marr janë të përgjithshme. “Femër e kompletuar” është fraza që dëgjoj shpesh.

Je ndjerë ndonjëherë e paragjykuar apo e kryqëzuar nga opinioni? Asnjëherë s’jam ndjerë e kryqëzuar se s’më intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ata ose ato që qëndrojnë afër meje më njohin dhe më vlerësojnë.

Në klipin e cilit këngëtar do të të shohim tani e tutje? S’kam menduar të marr pjesë në ndonjë klip tjetër.