Sport

Low “bombardon” Mustafin

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka kritikuar mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi për golin e dytë të pësuar ndaj Francës në humbjen 2:0 në gjysmëfinalen e “Euro 2016”.

Joachim Low ka kritikuar mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi për golin e dytë të pësuar ndaj Francës në humbjen 2:0 në gjysmëfinalen e “Euro 2016”.

Selektori i Gjermanisë ka theksuar se Mustafi do të duhej të reagonte më mirë në aksionin që solli golin e dytë dhe fitores së “Trikolorëve”.

“Ishim tre kundër tre, luajtëm topin te Mustafi që duhet ta kishte larguar nga zona e rrezikut”, deklaroi Low pas ndeshjes, përcjell “Lajmi.net”.

“Dominuam kryesisht në mesfushë, në atë situatë duhet të luanim. Neuer pothuajse e arriti topin, por më pas i ra pranë sulmuesit francez. Presioni në pjesën e dytë ishte i madh dhe ne patëm rastet tona”, theksoi ai.