ShowBiz

Luana gati për rikthim, mezi pret ta publikojë këngën e re

Luana Vjollca ka paralajmëruar rikthimin në skenë.

Luana Vjollca po punon intenzivisht për ta finalizuar projektin e ri muzikor për këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikoi pamje nga studio muzikore, ku tregoi se po punon për të sjellë së shpejti këngën e re.

“Mezi po pres ta ndaj dhe me ju”, ka shkruar Luana sipër një videoje, të shkëputur gjatë kohës kur po incizonte.

Kujtojmë se ajo kishte planifikuar edhe një projekt televiziv, por pandemia bëri që t’i prishen planet.

 

 

the authorGazetaKNN