Kuriozitete

Luanesha adopton gazelën jetime

Fotografi Adri De Visser, 50 vjeç, po bënte një dokumentar në Keni për sulmet e disa luanëve ndaj një gazele femër, që u kap nga tufa. Ai arriti të regjistrojë një moment tjetër shumë interesant dhe të papritur. Pasi ia grabitën të ëmën, këlyshi i gazelës së vrarë nga tufa e luanëve doli nga bari dhe iu drejtua një luaneshe.

Si transmeton BW, kur e panë duke u afruar gazelën jetime, luanët ndaluan së ngrëni darkën e tyre dhe një luaneshë iu afrua jetimit të vogël. Nuk e vrau por filloi ta mbrojë, si të donte ta adoptonte. Në fund luanesha e përkëdheli si ta kishte këlyshin e saj.

Kësaj radhe, instinkti i nënës mbizotëroi mbi atë të gjuetarit./Arbresh.info/