AktualeRajon & Botë

Lufta Bërthamore SHBA-Rusi do vriste 5 miliardë njerëz

Rreth pesë miliardë njerëz do vdisinin, në rast se do fillonte një luftë bërthamore mes SHBA’ve dhe Rusisë, sipas një raporti të fundit nga shkencëtarët e një universiteti.

Në raport përshkruhen gjashtë skenaret me efektet më të mundshme nëse do shpërthente ky konflikt.

Disa nga to do ishin edhe kriza e urisë në botë, pastaj edhe numri i viktimave që do kalonte çdo pritshmëri.

Sipas këtij raporti ata thanë se kjo luftë do zhdukte më shumë se gjysmën e njerëzimit, rreth 5 miliardë njerëz.

Këto vlerësime u bënë duke u bazuar së pari në faktin se sa blozë do hynte në atmosferë nga zjarri i madh  që do ndizej nga shpërthimi i armëve bërthamore

Edhe një konflikt relativisht i vogël do të kishte pasoja shkatërruese për prodhimin global të ushqimit. Një luftë SHBA-Rusi do të shihte rënien e prodhimit me 90% brenda tre deri në katër vjet.

Studimi vjen pasi spektri i konfliktit midis SHBA-së dhe Rusisë u ngrit pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi në prill se ekzistonte një rrezik “serioz” i shpërthimit të një lufte bërthamore.

“Të dhënat na tregojnë një gjë,” tha Alan Robock, bashkautor i studimit dhe një profesor i shkencës klimatike në Departamentin e Shkenca Mjedisore në Universitetin Rutgers. “Ne duhet të parandalojmë që një luftë bërthamore të mos ndodhë kurrë.”