Aktuale

Lufta ndaj korrupsionit, ndodh arrestimi i parë!

Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e cila vepron në kuadër të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës  ka arrestuar shefin e divizionit të financave në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Mendim Sojeva nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtime jashtë vendit.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim brenda Policisë së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, i dyshuari  ka keqpërdorur buxhetin duke bërë tërheqje të parave kinse për udhëtime zyrtare, të cilat dyshohet se nuk kanë ndodhur fare.

I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro.  Po ashtu i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.

Sojeva është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.

Siç mëson “Gazeta Blic” se shpejt pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë të cilët dyshohen se kanë bërë keqpërdorime të ndryshme në detyrat zyrtare pasi që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

 

the authorE B