Sport

Luiz nuk dëshiron të largohet nga Arsenali

Qendërmbrojtësi brazilian sipas të gjitha gjasave do të luajë edhe një vit në “Emirates Stadium”

David Luiz nuk ka dëshirë të largohet nga Arsenali.

Për këtë siguron menaxheri i tij, Kia Joorabchian, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, ka mundësi të mëdha që qendërmbrojtësi brazilian të luajë edhe sezonin tjetër në “Emirates Stadium”.

Luiz i ka zhvilluar 32 ndeshje me “Gunners” në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

“Topçinjtë” e kishin blerë atë për 10 milionë euro nga Chelsea vitin e kaluar.

33 vjeçari kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin londinez.

Mirëpo, Arsenali e ka mundësinë e vazhdimit të kontratës me futbollistin për një vit tjetër. /Gazeta Express/