Sport

Lukaku largohet nga Everton, transferohet te Manchester United

Manchester United ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Evertonin për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku, transmeton lajmi.net.

Përmes një njoftimi në Facebook, Manchester United ka njoftuar të jetë pajtuar me Evertonin për çmimin e sulmuesit belg, i cili pritet të kalojë testet mjekësore.

Manchester United pritet të paguajë rreth 85 milionë euro për transferimin e tij.