Aktuale

Lulzim Basha letër Donald Trump-it

Pas zgjedhjes së Donald Trump-it në krye të SHBA-së, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka nisur një letër atij, duke e uruar për detyrën e re, si dhe duke shprehur mbështetjen e tij për të vazhduar edhe më tutje miqësinë mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Miqësia shqiptaro-amerikane është historike dhe e pathyeshme”, shkruan Basha në letrën e drejtuar presidenti të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Më pas Basha shkruan se “zgjedhja juaj dhe lidershipi i ri do ta vazhdojë marrëdhënien speciale të fortë dhe të qëndrueshme”.