Aktuale

Lumir Abdixhiku feston sot ditëlindjen, kaq vjet mbush

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, feston sot ditëlindjen, raporton Express.

Ai mbush sot 38 vjet, duke u bërë kështu kryetari më i ri që LDK’ja ka pasur ndonjëherë.

Abdixhiku mori drejtimin e LDK’së, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë. Dorëheqja e tij erdhi pas rezultatit në zgjedhjet e 14 shkurtit, që e rënditën LDK’në si partinë e tretë në vend. /Express