Aktuale

Luta nuk pajtohet me rezultatin e matjes së territorit

Edhe një anëtar i komisionit nuk e pranon rezultatin e matjes së tokës.

Anëtari i Komisionit për matjen e territorit  Agron Luta tha se nuk pajtohet me raportin e Komisionit për matjen e territorit, pasi që sipas tij është jo profesional.

Dje  nga ky Komision ka dhënë dorëheqje edhe Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve./KosovaPress/