Rajon & Botë

Macron emëron sot kryeministrin e ri

Emmanuel Macron, fillon sot ditën e tij të parë si president francez, ku një ndër gjërat e para që duhet të bëjë është emërimi i kryeministrit të ri.

Emërimi është vendimtar për Macron, i cili duhet të bëjë shumë rreth reformave të planifikuara ekonomike para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në qershor.

Më vonë ai do të udhëtojë në Gjermani për të takuar kancelaren Angela Merkel, shkruan BBC.

39-vjeçari dhe ish- ministri i ekonomisë u përurua dje në një ceremoni në Pallatin Elysee.

Ai premtoi se do t’i bindë njerëzit se “fuqia e Francës nuk është në rënie, se ne jemi në prag të një rilindje të madhe”./KosovaPress/

the authorE B