Tech

Madonna del nudo në NFT

Madonna dhe Beeple po punonin për konceptin e këtyre NFT-ve për vite me radhë, një periudhë që është përcaktuar si një “udhëtim i mahnitshëm”.

“Kur unë dhe Majk vendosëm të bashkëpunonim në këtë projekt një vit më parë, isha e emocionuar që pata mundësinë të ndaj vizionin tim për botën si nënë dhe artiste me këndvështrimin unik të Majkut”, thotë Madonna. “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm duke e ndërtuar këtë së bashku nga një ide intelektuale në një histori emocionale, duke lindur artin.”

“Në një mjedis të ftohtë laboratori, pa asnjë shenjë jete, një hapje e saj i hap rrugën një dege që shndërrohet në një pemë plot gjallëri, ajo shtyn kundër gravitetit dhe lulet lulëzojnë. Pema mund të përkulet apo edhe të thyhet, por ajo vazhdon të rikrijon dhe lulëzon. Kjo vepër përmban tekst të ri nga Madonna”, thuhet në faqen e Beeple.