Kastriot Rexha, i njohur me nofkën Majk njihet si një nga reperët më të mirë shqiptarë.
Reperi i labelit Babastars është një personazh shumë i dashur për publikun, e çdo këngë e tij nuk dështon që të bëhet hit.
Në të gjitha rrjetet sociale Majku ka përcjellje të gjerë, me fansa të shumtë. Një nga këto rrjete, Snapchat-in ai sot e shfrytëzoi për të postuar një video ku ai e përqesh një pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Ai e kishte incizuar policin e trafikut i cili ishte në detyrë, duke shkruar përshkrimin “met pa frym”. Gjithashtu reperi dëgjohej duke qeshur në incizimin e shkurtër të postuar në Snapchat.