Sport

Majlinda në gjysmëfinale, i afrohet medaljes së artë

Xhudistja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka prekur gjysmë finale e Grand Prix Tel Aviv.
Ajo në duelin e çerekfinales ka triumfuar ndaj xhudistes Zvicerane Fabienne Kocher, pas vetëm 1 minut e 40 sekondave luftë, shkruan lajmi.net.

Në duelin paraprak, vasha jonë kishte triumfuar kundër xhudistes nga Gjeorgjia, Tetiana Levyska.

Luftëtarja dardane arriti që ta mbyll ndeshjen me një IPPON fenomenal duke prekur kështu fazën gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale Majlinda do të përballet me kundërshtaren rumune, Andreea Chitu, ku shpresojmë se do të kaloj në finale. /Lajmi.net/

Kujtojmë se ky është turneu i parë për Majlindën në këtë vit kalendarik.