Rajon & Botë

Major: Është një rast perfekt kredibil për një referendum të dytë për BE

Sir John Major, ish kryeministër britanik, ka deklaruar se kemi një rast “të përkryer” kredibil për një referendum të dytë për BE dhe paralajmëroi se Brexit nuk duhet të diktohet nga “tirania e shumicës”.

Komentetet e Sir John vijnë pasi që Tony Blair deklaroi se Brexit mund të ndalet.

Në ndërhyrjen e tij të parë për këtë çështje, që nga referendumi në qershor, ish udhëheqësi konservator, i cili ishte në detyrë në mes të viteve 1990 dhe 1997, u tha mysafirëve në një darkë private që 48 për qind të njerëzve që votuan për të qëndruar në BE nuk duhet t’iu mohohet një rol në kushtet tregtare të marrëveshjes., raporton Independent, përcjellë Express.

Sir John – një figurë e shquar që u pa në krah të David Cameron gjatë fushatës së referendumit, tha se ai pranoi që Britania nuk do të mbetet një anëtare e plotë, por do të donte një marrëveshje të daljes nga BE e cila do të lejonte vendin që të qëndrojë sa më afër me shtetet e tjera anëtare dhe tregu i përbashkët , të cilin ai i cilësoi “si tregun më të pasur që njerëzimi ka parë ndonjëherë”.

Ai tha se Parlamenti dhe jo Qeveria, duhet të vendosë kushtet përfundimtare të ndonjë marrëveshje të re me anëtarët e mbetura të BE-së, duke shtuar se kemi një “rast të përkryer kredibil” për një referendum të dytë.

“Kam dëgjuar argumentin se 48 për qind e njerëzve që votuan për të qëndruar nuk duhet të kenë rol në atë që ndodh”, tha ai.

“Më duket shumë e vështirë që ta pranoj këtë. Tirania e shumicës nuk është aplikuar kurrë në një demokraci dhe kjo nuk duhet të zbatohet në këtë demokraci të veçantë”, tha Major.