Aktuale

Makina del nga rruga dhe bie në lumë, në bord dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në Shkodër, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se makina ka rënë në lumin Drin, pranë lagjes Bahçallëk dhe se në bord ndodheshin 2 persona. Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pritet ardhja e polumbarëve.