Rajon & Botë

Makina përplaset në stacione të autobusëve: 1 i vdekur, 2 të lënduar (Foto)

Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplasë në dy stacione të autobusëve në qytetin francez të portit, Marseille, njofton policia franceze.
Shoferi i makinës është arrestuar në vend të ngjarjes, njoftojnë burime brenda policisë, transmeton Express.

Policia ende nuk i di motivet e shoferit të makinës.

“Për momentin, nuk kemi informata për motivet e individit,” thonë burimet. /Express/

the authorE B