Sport

Man City bën ofertë qesharake për Sanchezin

Manchester City nuk e ka ndërmend të shpenzojë shifra marramendëse për Alexis Sanchezin

Drejtuesit e Manchester Cityt gjatë janarit do të provojnë që sërish ta transferojnë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Por, sipas tabloidit britanik, Mirror, kësaj radhe ekipi nga Etihad do t’u ofrojë londinezëve vetëm 20 milionë funte (22 milionë euro) për kilianin, përcjell Express.

Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit, dhe për këtë arsye City nuk do të ofrojë më shumë.

Nëse Arsenali nuk dëshiron ta shesë gjatë janarit, në verë mund ta humbë yllin e saj pa asnjë cent. /Express/