Sport

Man Utd do t’ia mësyjë Mbappes vitin tjetër

Ylli francez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin. Nëse nuk e vazhdon kontratën, vitin tjetër mund të largohet si lojtar i lirë. Real Madridi nuk ka hequr ende dorë për 22 vjeçarin

Manchester United i ka idetë e qarta për vitin tjetër. “Djajtë e Kuq” verën e ardhshme do ta kenë fokusin ekskluzivisht tek ylli francez, Kylian Mbappe. Për këtë siguron mediumi “ESPN”, përcjell “Gazeta Express”.

22 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin. Dhe, nëse nuk e vazhdon atë, vitin tjetër do të largohet nga Parisi si lojtar i lirë. United do të llogarisin edhe në këtë sezon në veteranin, Edinson Cavani.

Dhe, vitin tjetër, në vend të tij do të mundohen ta sjellin në “Teatrin e Ëndrrave” ish-futbollistin e Monacos. Ndërkohë, interesim për Mbappen qe një kohë ka shfaqur Real Madridi. Madje, “Los Blancos” do ta bëjnë tentimin e fundit në ditët në vazhdim për ta transferuar kampionin e botës me Francën. /Gazeta Express/