Sport

Man Utd e do Rodgersin për trajner

“Djajtë e Kuq” e shohin trajnerin aktual të Leicester Cityt si pasardhës ideal të Ole Gunnar Solskjaerit

Manchester United po mendon qysh tash për trajnerin e ri.

“Djajtë e Kuq” e konfirmuan trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, përkundër rezultateve dëshpëruese.

Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford” është vënë në gjah për trajnerin e ri.

Mediumi britanik “Mirror” raporton se gjiganti britanik ia ka vënë syrin trajnerit Brendan Rodgers.

Ai është aktualisht trajner i Leicester Cityt, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, e ka një klauzolë në kontratë e cila i obligon “Foxes” që ta lënë atë të largohet nëse e merr një ofertë nga një klub elitar evropian.

Pra, në një të ardhme të afërt mund ta shohim Rodgersin në krye të klubit nga “Teatri i Ëndrrave”.

Përkundër përforcimit me Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon e Raphael Varanen, “Djajtë e Kuq” nuk po kalojnë nëpër momente të mira këtë edicion. /Gazeta Express/