Sport

Man Utd e gatshme t’i shesë dy yjet e saj

Manchester United është duke menduar seriozisht për shitjen e dy lojtarëve të saj, Jesse Lingard dhe Anderas Perreira, në afatin kalimtar të verës.

Të dy lojtarët kanë gjetur pak hapësira këtë sezon me Djajtë e Kuq, duke i bërë të dy që të jenë të pakënaqur me situatën që po kalojnë te skuadra angleze.

Sipas asaj që raporton BBC, tashmë edhe Ole Gunnar Solskjaer e ka ndarë mendjen në lidhje me këtë çështje, transmeton lajmi.net.

Asnjëri nga të dy lojtarët nuk bëjnë më pjesë në planet e norvegjezit, kësisoj edhe largimi i tyre konsiderohet i pashmangshëm.

Anise u konsideruan si ndër lojtarët më premtues për rekordmenët anglezë, ata nuk i përmbushën pritshmëritë e tyre në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/