Sport

Man Utd i vendosur për të nënshkruar me dy yjet e Premierligës

Manchester United po planifikon të nënshkuajë me dy lojtarë gjatë kësaj verë. Dyshja James Maddison dhe Jack Grealish janë dy priroritet për skuadrën nga Mançesteri.

Ole Gunnar Solskjaer i dëshiron me patjetër dyshen angleze të cilët po shkëlqejnë me skuadrat e tyre respektive Leicester e Aston Villa.

Sipas asaj që bëhet e ditur nga Sky Sport, shefi i Djajve të Kuq Ed Woodward është i gatshëm të shpenzojë deri në 160 milionë funte për të dy lojtarët së bashku, shifër e cila mund të rritet nëse haset rezistencë nga dy klubet angleze.

Arsyeja e kësaj emergjence për ta përforcuar mesfushën para reparteve tjera është largimi eventual i Paul Pogbas, i cili, sipas tabloideve spanjolle dhe britaneze, është çdoherë e më afër Real Madridit.

Manchester United gjendet në poziten e tetë në tabelë në eliten e futbollit anglez, për rrjedhojë janë larg top katërshes i cili ishte synimi kryesor të sezonit. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN