Sport

Manchester City arrin marrëveshje me Atletico Madrid për yllin francez (Foto)

Manchester City dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për kalimin e Lucas Hernandez te City për 50 milionë euro.
Marrëveshja mes klubeve është praktikisht e mbyllur, sipas Cope, transmeton Express.

Por, kalimi i Hernandez varet shumë nga vendimi i TAS, i cili do të vendosë sot nëse Atletico do të lejohet të blejë lojtarë ketë afat kalimtar veror.

Nëse Atletico nuk lejohet nga TAS që të transferojë lojtarë, atëherë Hernandez do të kalojë te “Citizens” në veren e vitit 2018.

Hernandez, 21-vjeçar, para disa muajve nënshkroi kontrate me Atleticon deri në vitin 2022, me një klauzolë prej 55 milionë eurove për lirimin e tij./Express/