Sport

Manchester United nuk beson se Ronaldo dëshiron vërtet të rikthehet në “Old Trafford”

Manchester United nuk është i bindur se Cristiano Ronaldo dëshiron vërtet të rikthehet në “Old Trafford” gjatë verës së ardhshme, raporton ESPN.
Dje, e përditshmja spanjolle “AS” raportoi se Ronaldo është i gatshëm ta braktisë Real Madridin në verë për shkak të premtimeve të thyera për kontratën e re dhe se portugezi dëshiron të rikthehet në United, transmeton Express.

Megjithatë, United dyshon se 32-vjeçari është duke kërkuar seriozisht largimin nga Madridi.

Madje, “Djajtë e kuq” besojnë se ky spekulim është pjesë e planit të sulmuesit për ta siguruar një kontratë të re në “Santiago Bernabeu”. /Express/

the authorE B