Sport

Manchester United me ofertë të çmendur për yllin e Real Madridit

Mediat spanjolle raportojnë se Manchester United i ka ofruar yllit të Real Madridit një ofertë të jashtëzakonshme pesëvjeçare.

Jose Mourinho tashmë është duke shikuar për objektivat e sezonit të ardhshëm gjersa dëshiron të ndërtojë të ardhmen në “Old Trafford”, ndërsa Marco Asensio është prioritet i tij, transmeton Express.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë 200 milionë euro për shërbimet e Asensions dhe do t’i ofrojnë atij një ofertë pesëvjeçare me pagë 27 milionë euro në vit.

Mourinho dëshiron ta bëjë 21-vjeçarin blerjen kryesore të verës dhe shpreson se oferta pesëvjeçare do të mjaftojë për ta bindur talentin e Real Madridit për të kaluar në United. /Express/