Sport

Mancini përgënjeshtron kalimin te Milani

Ish-trajneri i Interit është përmendur si zëvendësues i Vincenzo Montellas.

Roberto Mancini i ka quajtur si lajme të rreme raportimet e ditëve të fundit se nga sezoni i ardhshëm do të ulet në stolin e Milanit.

Trajneri italian është i papunë që nga gushti i vitit të kaluar ku u shkarkua nga Interi, por ai insiston që nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e skuadrës tjetër të qytetit të Milanos.

“Nuk dua të flas për gjëra të tilla, pasi nuk ka asnjë të vërtetë”, ka deklaruar 52-vjeçari.

“Në këto muaj zakonisht ka raportime të këtilla, që njerëzve mund t’u duken si të vërteta”.

“Nuk kam folur me Marco Fassonen tash e sa kohë”, ka përfunduar ai.