Aktuale

Mandatari Hoti mirëpret vendimin e Kushtetueses: Askush nuk ka humbur

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë pa shkuar vendi në zgjedhje.

Sipas tij, askush nuk ka humbur. “Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”.

“Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij në Facebook:

Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.

Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.

Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike