Sport

Mane nuk e ndjen vetën nën presion

Mesfushori ofensivë i Liverpoolit, Sadio Mane ka folur për aventurën e tij të re në ‘Anfield’.

Senegalezi iu bashkua Liverpoolit gjatë këtij afati kalimtar të verës për 30 milionë funte nga Southampton.

Por ai po këmbëngul se nuk e ndien vetën nën presion për shumën e madhe që është paguar për të.

“Është bërë normale në futboll që të paguhen shuma të mëdha të parave por unë nuk e ndjej vetën nën presion”.

“Unë kam besuar gjithmonë në cilësitë që kam dhe e di se çfarë mund të bëjë për ta ndihmuar skuadrën”, deklaroi Mane, i cili tregoi edhe synimet që ka me Liverpoolin.

“Jam i lumtur që shënova golin e parë në ndeshjen e parë me Liverpoolin, mirëpo tani synojmë t’i gëzojmë sa më shumë tifozët me fitore dhe trofe”, përfundoi senegalezi.