Arsim & Kulturë

Manifestim për Ditën e Alfabetit Shqip në Manastir

Shqiptarët në Maqedonisë sot e shënojnë 108-vjetorin e Alfabetit Shqip, ditën kur në vitin 1908, intelektualët shqiptarë nga Ballkani në Kongresin në Manastir e unifikuan alfabetin e gjuhës shqipe.

Manifestimi qendror me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip do të mbahet në Manastir në organizim të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në Shtëpinë e Kulturës në Manastir koncert do të mbajnë violinisti Shkëlzen Doli nga Filarmonia e Vjenës dhe orkestra e Universitetit të Tiranës “Ibrahim Madhi” nën dirigjim të Osli Qinamit. Mysafir special është aktori Çun Lajçi, i cili do të recitojë poezi./Gazeta Express/