Aktuale

Maqedonasit mashtrohen për viza australiane, paguajnë nga 4.500 euro

Një maqedonase nga qyteti i Manastirit kishte dhënë plot 4.500 euro për një vizë australiane, të cilën nuk e kishte fituar asnjëherë. Ky mashtrim është bërë në rrjetet sociale dhe në disa agjenci turistike të cilët pretendojnë se ju mundësojnë qytetarëve një vizë turistike për në shtetin e Australisë, transmeton Zhurnal.mk.

Gazeta maqedonase “Dnevnik” shkruan se një familje nga Manastiri, ka rënë në grackën e mashtrimeve. E njëjta familje është mashtruar se shumë lehtë do ta marrë vizën për në Australi, dhe ka paguar 4 500 eurove.

Mashtrimi ka ndodhur përmes disa konkurseve në disa media dhe rrjete sociale, ku qytetarëve u prezantohet si mundësi për punësim nëpër disa vende perëndimore.

Ndryshe, në Maqedoni ekzistojnë disa agjenci të karakterit të tillë me lokacione njëra në lagjen Aerodrom të Shkupit dhe tjetra në qytetin e Manastirit, të cilat nëpër media dhe rrjete sociale prezantojnë aplikacione me mundësi për punësim për qytetarët e Maqedonisë.