Rajon & Botë

Maqedonia para një krize të re me emigrantët nga Lindja e Mesme

Maqedonia ndodhet para një krize të re me emigrantët nga Lindja e Mesme, nëse realizohen kërcënimet e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan se “nëse nuk ka liberalizim vizash, riparimi i emigrantëve frenohet”.

Drejtoresha e Qendrës për Menaxhim me kriza, Suzana Saliu thotë se Maqedonia është e gatshme që të menaxhojë me emigrantët në rast se prishet marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Salihu thotë se Maqedonia gjithmonë ka ndjekur rekomandimet e bashkimit evropian dhe do të vazhdojë që të bëjë të njëjtën edhe më tutje.

Ministria e Punëve të Brendshme, ditë më parë promovoi edhe 24 automjete që do të parandalonin trafikimin e emigrantëve në rast se kemi një valë të re.

Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni në mënyrë legale kanë tranzituar rreth 800 mijë emigrantë, të cilët si destinacion të fundit i kanë pasur vendet e bashkimit Evropian.