Sport

Maradona për Messin: Do të bisedoj me Infantino

Futbollisti legjendar, Diego Armando Maradona konsideron se dënimi me katër ndeshje mos lojë për sulmuesin e Barcelonës Lionel Messi është tepër i ashpër.

FIFA ka suspenduar reprezentuesin argjentinas me katër ndeshje për shkak të fyerjes së gjyqtarit.

“Mendoj se dënimi është i tmerrshëm, do të bisedoj me Infantino. Katër ndeshje janë tepër. Mendoj se suspendimi mund të zvogëlohet”, ka thënë Maradona. Futbollisti argjentinas kishte fyer gjyqtarin në fitoren minimale ndaj Kilit në Buenos Ajres, ku ishte shënuesi i golit të vetëm nga penalltia. Ai u dënua nga FIFA për shkak “të fjalëve lënduese” të drejtuara arbitrit ndihmës.

Kjo është një goditje e rëndë për “Gauçosët”, pasi ata i presin katër luftëra të mëdha deri në fund të kualifikimeve për plasman në botërorin “Rusia 2018”.