ShowBiz

Marina Vjollca mahnit me thjeshtësinë e saj, ka diçka për fansat

Moderatorja Marina Vjollca është gjithmonë e më shumë e përkushtur me projektin e saj të rij. ‘C’est la vie’ është spektakli më i ri në Tv Klan dhe moderohet nga bukuroshja Vjollca.

Është vetëm java e tretë e spektaklit dhe duket se Marina e kalon gjithë kohën në prova. Ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një foto teksa është duke u përgatitur për të dielën.

‘Duke u bere gati per te dielen #CestLaVie Ju jam mirënjohese per te gjitha komentet pozitive’ ka shkruar ajo krah fotos ku pozon mjaft e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e hijshme.