Aktuale

Marrin 500 euro nën kërcënim të armës

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një dyqan ushqimor, prej nga kanë marr 500 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në dyqanin ‘Nobitet 2’ e cila ndodhet në rrugën ‘Dërvarska’ në veri të Mitrovicës.

“Derisa një femër ishte duke punuar në dyqan, aty kanë hyrë dy persona të armatosur e me fytyrë të mbuluar, dhe duke kanosur shitësen me armë, kanë grabitur nga arka 500 euro dhe kanë ikur”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, shitësja nuk ka rezistuar për shkak të frikës dhe nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga policia. /KP