Ekonomi

Marrja e parave nga Trusti – Këtu secili kosovar mund ta shikojë online se sa para i ka

Ministra nga Qeveria aktuale nën drejtimin e Avdullah Hotit deklaruan ditë më parë se janë duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që t’u lejohet qytetarëve një tërheqje deri në 10% e kursimeve, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë kriza e ka shkaktuar nga pandemia.

Ky propozim ka ardhur në shprehje pasi mendohet se sado pak kështu do të ndihmohen qytetarët në këtë kohë krize që po kalojnë për shkak të problemeve që solli përhapja e koronavirusit.

E ky propozim sot ka marrë edhe rrugën institucionale pasi Qeveria Hoti, në mbledhjen e 15-të, ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e ku përfshihet edhe projektligji që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’iu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 për qind nga Trusti pensional.

Në anën tjetër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Avdullah Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Kurse qytetarët e interesuar të marrin paratë e mbledhura nga kontributet e tyre, me pak punë mund ta shikojnë online se sa para u janë grumbulluar në Trust si kontributdhënës.

Mjafton që të regjistroheni në sajtin e këtij institucioni (Trustit), t’i jepni të dhënat e kërkuara dhe brenda 24-orësh, do t’ju jepet qasja në llogarinë tuaj të kursimeve.

Klikoni në këtë link ( https://online.trusti.org/ ) sapo të hapet faqja, klikoni tek kolona “Dua të regjistrohem për llogari në eTrust” dhe pastaj jepni të dhënat e kërkuara, si dhe ngarkoni një kopje të letërnjoftimit, e fotografuar në të dy anët.

Pasi ta keni kryer këtë procedurë, dhe të shtypni në fund butonin “Dërgo”, Trusti ua dërgon një e-mail, në të cilin ndodhet një link ku duhet të klikoni.

Pas kësaj, brenda 24- orësh Trusti do t’ju jap qasje në llogari përmes një njoftimi përmes e-mailit dhe mandej mund të shihni sa para ju janë grumbulluar dhe sa para mudn të tërhiqni nëse vendoset nga institucionet./FaktePlus