Aktuale

Marsh solidarizues për Astrit Deharin sot në Kumanovë

Në Kumanovë sot do të organizohet marsh solidarizues për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili u varros pardje në Prishtinë.

Marshi do të nisë në ora 12:30 para Gjimnazit Sami Frashëri dhe do të mbarojë në sheshin e qytetit.

Përndryshe, familja e Astrit Deharit me origjinë është nga Kumanova./Gazeta Express/