AktualeShowBiz

Martohet Rita Ora?

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, si duket ka kurorëzuar dashurinë e saj me regjisorin e njohur, Taika Waiti.

Ditëve të fundit janë ngritur dyshimet se çifti tanimë ka zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe me martesë.

Madje edhe fansat e dyshes janë të bindur se ata kanë ndërmarrë këtë hap.

E kjo duke u bazuar në fotografinë e postuar nga motra e Ritës, Elena, ku shihet regjisori me një unazë e që dyshohet të jetë e martesës.

Edhe më herët ishte Rita Ora që bëri ‘’lëmsh’’ fansat e saj derisa paralajmëroi se shumë shpejt do martohet, por tani që janë shtuar dyshimet edhe më shumë, dyshja kanë vendosur të mos deklarohen ende.