Rajon & Botë

May: Britania ka besim në marrëdhëniet me SHBA

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, deklaroi të mërkurën, se vendi i saj beson në marrëdhëniet me SHBA dhe se do të vazhdojë të ndajë të dhënat e inteligjencës me aleatin e saj kryesor.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij që të bisedojë për të dhënat e informacionit me zyrtarët rusë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, duke thënë se ka pasur “absolutisht të drejtë” që të ndajë faktet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe sigurinë ajrore të linjave të aeroplanëve, transmeton Reuters.