Aktuale

Mbahet konferenca ‘Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse’

Sot mbahet Konferenca ndër-parlamentare me temën “Politika e rrjeteve trans-evropiane dhe agjenda lidhëse”.

Konferenca organizohet nga Parlamenti Evropian, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, si pjesë e Programit për Mbështetje 2017 të PE-së për parlamentet e vendeve në zgjerim.

Në konferencë do të jenë prezentë rreth 200 pjesëmarrës. /KosovaPres