Aktuale

Mbahet mbledhja e Qeverisë, me një ministër më pak

Kabineti qeveritar do të mblidhet edhe sot për të mbajtur mbledhjen e rregullt. Nuk dihet agjenda e mbledhjes së kabinetit qeveritar, por dihet se në të do të mungojë një ministër.

Ferid Agani nuk do të marrë pjesë në mbledhje pasi që ai më nuk e mban këtë post.

Të hënën kryeministri Isa Mustafa pranoi kërkesën e Aganit që ta lirojë nga detyra pasi që një gjë të tillë e kishte kërkuar vetë Agani.

Ai këtë veprim e ka bërë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe 63 personave tjerë për korrupsion në rastin “Stenta”.

Ende nuk dihet se kush do ta zë vendin e Aganit pasi që ky emërim ishte bërë nga PDK koalicion i LDK-së në Qeveri.

Agani si kryetar i Partisë së Drejtësisë kishte bërë koalicion parazgjedhor me PDK-në që në atë kohë udhëhiqej nga tashmë presidenti Hashim Thaci./KosovaPress/