Aktuale

Mbahet takimi i Bordit Kundër Krimit të Organizuar

Bordi Kundër Krimit të Organizuar ka mbajtur takim nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Hoxha vlerësoi që Strategjia Shtetërore e Kosovës Kundër Krimit të Organizuar, po implementohet suksesshëm duke u mbështetur në legjislacionin pozitiv të vendit, si dhe instrumentet ligjore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.

Ndër të tjera ai kërkoi që të ketë vazhdimësi në koordinimin më të mirë ndërinstitucional dhe po ashtu avancimin e këtij bashkëpunimi dhe ndërmarrjen e aktiviteteve ligjore dhe operacionale në funksion të zbatimit të kësaj strategjie.