Aktuale

Mbahet ushtrimi nga KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Polica

KFOR-i në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) po mban ushtrimin e përbashkët në Film City, kampin e Vrellës dhe atë të Pomozatinit.

Ushtrimi ka filluar më 21 nëntor dhe përfundon sot, ku edhe do të ketë mundësi që të përcillet nga afër ky ushtrim në kampin e Vrellës./KosovaPress/