Sport

Mbaron sezoni për yllin e Real Madridit

Real Madridi ka marrë një goditje tjetër në prag të ndeshjeve vendimtare të këtij sezoni, pasi mbrojtësi i djathtë Dani Carvajal e ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor.

Ka mbaruar sezoni për Dani Carvajalin e Real Madridit, sipas mediave spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi 29-vjeçar e ka lënduar muskulin, të cilin me gjasë dëmtoi në barazimin e Real Madridit 1:1 me Chelsean të martën në Ligën e Kampionëve.

Carvajal mungoi në stërvitjen e së martës dhe testet mjekësore treguan se ai e ka çarë muskulin.

Carvajal ishte zëvendësuar nga Alvaro Odriozola në minutën e 77-të kundër Chelseat dhe duke dalë nga fusha u pa duke e tundur kokën i mërzitur, që nënkupton se ai e dinte se kishte pësuar një dëmtim.

Lëndimi i natyrës së tij është i atillë që do t’ia humbë pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ky sezon ka qenë i vështirë për spanjollin, pasi ai i ka bërë vetëm 15 paraqitje për Real Madridin shkaku i dëmtimeve të shpeshta. /Gazeta Express/