Aktuale

BE mbështet Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij i Agim Krasniqi kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët do të zhvillojnë projektin “ Mbështetje Institucioneve të Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Në këtë takim u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shumë i mirë dhe ndihma që ka dhënë BE-ja në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë e domosdoshme dhe ka ndikuar pozitivisht në përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në drejtim të luftimit të këtyre dukurive.

Ata gjithashtu u dakorduan se duke pasur parasysh që lufta kundër informalitetit në Kosovë është edhe prioritet i Qeverisë së Kosovës ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe më tej me një dinamikë më të shtuar.