Rajon & Botë

Mbështetës të Shtetit Islamik bëjnë thirrje për sulme të reja në Evropë

Grupi Islamik, i cili njihet si mbështetës i organizatës Shteti Islamik ISIS, u bëri thirrje ithtarëve të xhihadistëve të organizojnë sulme në mbarë Evropën gjatë festave të ardhshme të Vitit të Ri, njoftoi Qendra amerikane për ndjekjen e internet faqeve islamike SITE.

“Manifestimet e tyre festive, klubet, panairet, teatrot, kinematë, qendrat tregtare, madje edhe spitalet, janë caqe ideale për sulme”, theksohet në video porosinë e islamikëve në Evropë e publikuar në internet nga grupi “Nashir Media Fandejshn”.

Në porosi më tej thuhet se gjatë pritjes së këtij Vitit të Ri “SHI do t’i zëvendësoj fishekzjarrët me eksploziv dhe bomba”.

Grupi në të njëjtën kohë u bën apel të gjithë myslimanëve “të qëndrojnë më larg manifestimeve e festave krishtere.

Thirrja e tillë vjen në kohën kur vendet evropiane i përforcuan masat e sigurisë në prag të festave, pas sulmit ndaj panairit të krishtlindjeve në Berlin të hënën e kaluar, për të cilën përgjegjësinë e mori ISIS-i.

 

the authorSamir Dalipi