Rajon & Botë

Mbështetësit e Putinit: Uashingtoni do të jetë i yni

Mbështetësit e Vladimir Putin-it po mbajnë një festë që do të zgjasë gjithë natën në Moskë, për të festuar inaugurimin e Donald Trump, shkruan The Independent.

Një nga organizatorët, Konstantin Rykov, i cili ka shërbyer si deputet i Partisë “Rusia e Bashkuar”, e Putinit, gjithashtu përshkruhet si “ueb propagandisti i Kremlinit”, ka ftuar pasuesit e tij nga Facebook përmes ngjarjes me komentin: “Shihemi në mbrëmje. Uashingtoni do të jetë i yni.”, transmeton KosovaPress.