Aktuale

Mbi 10 mijë persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë dhe procesin e vaksinimit.

Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 10 mijë e 185 persona, ndërsa janë shënuar 17 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes.

Ndërsa numri total i dozave të administruara deri më tani është 1.507.657.

Në Kosovë janë 562 raste aktive me COVID-19. /ATVLIVE/